Në kuadër të projektit “Prishtina Heat Save”, tek 15 mijë konsumatorë janë vendosur pajisjet sezonale për faturimin e shpenzimit të ngrohjes sipas konsumit.
Kështu kanë bërë të ditur për Radio Kosovën drejtues të ndërmarrjes “Termokos”.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i vendosin pajisjet në mënyrë që kursimi i energjisë termike të jetë me i madh.
Afër 18 mijë konsumatorë do të pajisjen më njëhesorë për matjen e shpenzimit të energjisë termike për ngrohje, përmes projektit “Prishtina Heat Save”.
Zëdhënësja e kompanisë publike “Termokosi”, Aferdita Uka, tha se kjo është fazë testuese dhe deri më tani rreth 15 mijë konsumatorë janë pajisur më këto pajisje.
Ajo bëri të ditur së deri në fund të muajit janar, të vitit 2024, pritet të përfundojë ky projekt.
“Ndërmarrja “Termokos” e ka marrë përsipër që krahas faturimit sipas metrit katror, të bëjë edhe faturimin sipas konsumit. Ne do të vlerësojmë se sa kanë mundësi konsumatorët tanë të bëjnë kursimin e energjisë termike. Kemi planifikuar që afër 17 mijë e 500 njësi të vendosën te konsumatorët. Deri me tani janë vendosur 15 mijë dhe deri në fund të janarit 2024 pritet të përfundojë ky projekt”, ka thënë Uka.
Sipas saj, ekziston një hezitim te qytetarët për vendosjen e këtyre pajisjeve. Por, ajo shton se vendosja e tyre do të jetë në të mirën e qytetareve, pasi do ta kenë më lehtë kursimin e energjisë termike.
“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje te qytetarët që të bëjnë instalimin e këtyre pajisjeve, pasi ato janë në të mirën e tyre. Por, normalisht kemi pasur hezitim nga ana e qytetarëve, sidomos në fillim të këtij projekti. Më vonë kjo situatë është përmirësuar, por ende kemi konsumatorë që hezitojnë t`i instalojnë këto pajisje”, ka shtuar Uka.
Ajo ndër të tjera ka bërë të ditur së kjo fazë testuese do të shoqërohet edhe me një fushatë vetëdijesimi dhe informimi për mënyrat e përdorimit të pajisjeve të instaluara dhe mundësinë e kontrollimit të shpenzimeve të tyre për ngrohje.
Ndërmarrja “Termokos” apelon te të gjithë konsumatorët për bashkëpunim të ngushtë, që duke përcjellë rekomandimet për përdorimin e këtyre pajisjeve, të fillojnë kontrollimin e shpenzimeve për ngrohje.
Kjo do të ndihmojë edhe në realizimin e plotë të kësaj faze testuese dhe kalimin nga metoda e faturimit sipas sipërfaqes ngrohëse në metodën e re sipas konsumit.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...