Kuvendi i Kosovës ka arritur që të konstituohet vetëm tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.
Sot është mbajtur vazhdimi i seancës konstituive e cila dështoi disa herë radhazi që nga fillimi i gushtit.
I nomunuari i PAN-it për kryetar Kuvendit, Kadri Veseli ka arritur të marr 62 vota nga deputetët për këtë post duke u zgjedhur kështu sërish në krye të Kuvendit, pasi të njëjtën pozitë e kishte mbajtur edhe gjatë legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha gjatë prezantimit të Veselit për kryetar Kuvendit nga an e koalicionit PAN se po zbatohet rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Jemi këtu që ta zbatojmë rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe si hap i parë i kësaj është natyrisht konstituimi i Kuvendit dhe konstituimi i Kuvendit si hap të parë parasheh propozimin e kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit dhe kandidat i jonë për kryetar të Kuvendit nga koalicioni parazgjedhor dhe nga partitë tjera politike është Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka kërkuar mirëkuptim për shkak të mospjesëmarrjes në seancë që ishte paraparë të mbahej sot në ora 11:00 duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së disa deputetëve të tyre si pasojë e angazhimeve të mëdha.
Ndërkohë, në seancën e sotme u zgjodhën edhe nënkryetarët e Kuvendit.
Xhavit Haliti nga koalicioni PAN, Aida Dërguti nga Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK-ja, Mufera Sinik nga minoritetet dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe janë nënkryetarët e Kuvendit në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit.
Në ditët në vijim pritet të mblidhet sërish Kuvendi për të votuar Qeverinë dhe mandatarin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj./arbresh.info/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...