Një ditë pas miratimit në Këshillin Drejtues, Kryesia e re e PDK-së, ka nisur menjëherë punën dhe ndarjen e detyrave për të punuar në realizimin e programit të PDK-së dhe vizionit të kryetarit të ri, për të realizuar reformat për fitoret e ardhshme për PDK-në dhe Kosovën.
Lideri i opozitës, Memli Krasniqi, iu ka uruar mirëseardhje në PDK anëtarëve të rinj të Kryesisë për të cilët tha se i janë bashkuar PDK-së dhe “vizionit të saj si parti shtetformuese”.
Ai po ashtu ka uruar edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së PDK-së që janë rritur politikisht në parti e që tani kanë arritur të përfaqësohen në Kryesi, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Kreu i PDK-së gjatë mbledhjes së Kryesisë tha se ka para vetes shumë punë e sfida drejt arritjes së fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë takim të parë të Kryesisë, kryetari i PDK-së ka diskutuar edhe për përgatitjet e deritashme për zgjedhjet lokale të tetorit.
“Partia Demokratike të Kosovës ka kandidatët më të mirë dhe më kredibilë për të udhëhequr me komunat dhe se qytetarët e Kosovës do të vlerësojnë përkushtimin dhe angazhimin e kandidatëve të PDK-së të cilët do të ofrojnë programin më të mirë qeverisës për të udhëhequr komunat e Kosovës”, tha Krasniqi.
Nga ana tjetër edhe anëtarët e Kryesisë së re të PDK-së falënderuan kryetarin Memli Krasniqi dhe Këshillin Drejtues për besimin e dhënë dhe mundësinë e ofruar për të dhënë kontribut në vizionin e PDK-së për të ardhmen e Kosovës. /arbresh.info/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...