Pak orë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, gjithçka është gati. Salla është e gatshme, ashtu si edhe dokumentet. Kjo seancë, që pritet të fillojë të enjten, në orën 10:00, do të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i ri. Këtë privilegj do ta kenë Adem Mikullovci dhe Teuta Rgova.
Adem Mikullovci do t`i rikthehet Kuvendit të Kosovës, aty ku në vitet e rënda të të 90-ve, ishte deputet i kuvendit.
Ai ishte pjesë e delegatëve që shpallën deklaratën kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.
27 vjet më vonë, artisti i njohur rikthehet si ligjvënës në Kuvendin e Kosovës së pavarur, në legjislaturën e 6 të tij.
Duke qenë se është deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, atij i mundësohet të ketë nderin e udhëheqjes së kësaj séance deri në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij institucioni.
Por, Mikullovci nuk do të jetë i vetëm në drejtimin e kësaj séance.
Ai do të shoqërohet nga deputetja më e re, e cila përafërsisht ka lindur në vitet kur aktori i njohur dikur si delegat luftonte për të drejtat e shqiptarëve.
Deputetja Teuta Rugova do ta ketë nderin që të bashkëdrejtojë seancën për të dytën herë.
Edhe në vitin 2014 ajo ishte deputetja më e re.raporton RTK
Bazuar në rregulloren e punës së Kuvendit, kryesuesi i mbledhjes konstituive, pas hapjes së seancës dhe paraqitjes së rendit të ditës, kërkon nga partitë politike që ta caktojnë nga një përfaqësues në komisionin e përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit, komisioni ia paraqet Kuvendit raportin e vlefshmërisë së mandateve të deputetëve dhe verifikon kuorumin.
Pastaj fillon procedura e betimit të deputetëve, për t`i lënë radhës procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve.
Puna e kryesuesve të seancës së Kuvendit do të mbarojë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
Pas shpalljes së rezultatit të votimit, kryesuesi fton kryetarin e zgjedhur dhe nënkryetarët që t`i zënë vendet e tyre./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...