Koalicioni PAN është i bindur se formimi i Kuvendit do të ndodhë para datës 8 gusht. Madje ata insistojnë se kjo do të ndodhë në pjesën e parë të afatit ligjor për formimin e legjislativit. Mirëpo, këtë nuk po e besojnë njohësit e çështjeve politike.
Ata thonë se nuk presin që formimi të ndodhë në korrik. Sipas tyre, kjo procedurë do të zgjasë e po ashtu edhe krijimi i Qeverisë pasi kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nuk po arrin t’i mbledhë votat e nevojshme.
Hajdar Beqa, deputet nga koalicioni PAN, ka thënë se formimi i Kuvendit do të bëhet shumë shpejt.
“Në bazë të procedurave, formimi duhet të ndodhë në afatin prej 30 ditësh nga dita e certifikimi të rezultateve, por unë mendoj që do të ndodhë para afatit të caktuar. Konsideroj se do të ndodhë në pesëmbëdhjetëditëshin e parë. Ka mjaft kohë për t’u përgatitur. Duhet që sa më shpejt të krijohen institucionet sepse nuk kemi kohë për të humbur”, ka thënë Beqa.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...