Strategjia për Zgjerimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, e publikuar nga Komisioni Evropian para dy ditësh, nuk caktoi kurrfarë afati kohor se kur Kosova do të mundë të bëhet pjesë e BE-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Por, ndryshe u veprua me Serbinë e Malin e Zi, për të cilat si mundësi anëtarësimi u përmend viti 2025.
Me këtë rast ekspertët e proceseve integruese vlerësojnë se Kosova urgjentisht duhet të ndërtojë një konsensus të brendshëm për të gjetur një strategji të qartë drejt integrimi.
Sipas tyre, për të përparuar në këtë drejtim duhet ndjekur disa hapa: të zbatohet në plotësi ligji, të zbatohet në tërësi MSA-ja, të kryhen obligimet ndërkombëtare, si dhe të përmbushen kriteret e tjera qoftë drejt zhvillimit ekonomik apo procesit të arsimit.
Strategjinë e BE-së mbi Ballkanin Perëndimor nuk e kanë pritur aq mirë as përfaqësuesit e koalicionit qeverisës.
Ata e kanë konsideruar atë si favorizim ndaj Serbisë, ani pse kanë cilësuar pozitive përfshirjen e Kosovës në këtë Strategji.
Kurse, përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se BE-ja duke e përdorur fusnotën e ka vendosur Kosovën të fundit./Zëri/.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...