Konkursi për policë nga komunitetet, më 25 gusht mbahet testi me shkrim

16:26 | 16 Gusht 2024
R J

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 gusht nga ora 10:00 do të mbahet testi me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar në konkursin që u hap më 11 korrik.

Kandidatët duhet të jenë 90 minuta para fillimit të testit në hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Policia ka treguar se çka duhet të kenë me vete kandidatët.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-076, për  Policinë e Kosovës, Neni 44, Udhëzimin administrativ Nr.02/2023 Mbi marrëdhënien e punës në Policinë e Kosovës, Neni 15 Drejtoria e Personelit të Policisë së Kosovës,  bënë;

INFORMIM PËR MBAJTJEN E TESTIMIT ME SHKRIM

1. Aplikantët të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit me numër reference 10/1-01/SRS/1089/2024 të shpallur me datë 11.07.2024 deri me 05.08.2024  për zyrtarë policorë nga minoritetet, ftohen që t’i nënshtrohen testimit me shkrim i cili do të mbahet në  hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri me datën 25.08.2024 në ora 10:00.

2. Kandidatët nga lista e publikuar duhet të paraqiten në vendin ku është paraparë mbajtja e testimit me shkrim 90 minuta (një orë e gjysmë) para fillimit të testimit.

3. Kandidatët ditën e mbajtjes së  të testimit me shkrim duhet të kenë dhe me vete dokumentacionin si në vijim:

A. Numrin e aplikacionit (shih në listat e shpallura), dhe

B. Letërnjoftimin.

4. Kandidatët ditën e mbajtjes së të testimit me shkrim nuk lejohet të kenë  me vete telefon mobil, kalkulator, orë dore digjitale, kamerë, aparat, çantë dore, stilolaps apo pajisje të ndryshme të teknologjisë informative.

5. Çdo tentim i përdorimit të këtyre pajisjeve dhe tentimi i kopjimit, apo çfarëdo  lloj komunikimi tjetër do të pasojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i testimit.

6. Informoheni se për arsye të sigurisë së procesit të gjithë kandidatët do ti nënshtrohen kontrollës dhe për këtë  arsye ju sugjerohet që të mos merrni me vete gjërat e ndaluara të cekura si në piken 4.

7. Nga momenti kur fillon testimi me shkrim nuk lejohet të dilet nga salla, përveç me leje të Komisionit në raste të domosdoshme dhe  vetëm të shoqëruar-me përcjellje.

8. Gjatë kohëzgjatjes së testimit me shkrim nga ana e mbikëqyrësve të sallës do jeni të informuar lidhur me kohën e mbetur për testin me shkrim si p.sh. edhe 60 minuta, edhe 30 minuta, edhe 10 minuta apo edhe dy (2)  minuta.

Të ngjashme