Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhje me konkursin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ai tha se, në parim, Kosovës i nevojitet një prokurori aktive, që lufton krimin e organizuar, krimet e luftës e korrupsionin.
“Ajo çka mund të them, në parim, është se na nevojitet një prokurori aktive, që lufton krimin e organizuar, krimet e luftës, korrupsionin, në mënyrë që shteti i Kosovës të bëhet shtet i së drejtës”, është shprehur Kurti në konferencë për media.
Më tej, Kurti tha se pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë tejet e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, si shtet i së drejtës.
Kujtojmë se sot ka përfunduar afati për aplikim në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku kanë aplikuar gjashtë kandidatë, përcjell K.kosova.
LEXO EDHE
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit