Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama thënë se pret që konkursi për rekrutë të rijnë të shpallet në qershor
Forcës së Sigurisë së Kosovës, do ti shtohen edhe 400 pjesëtarë të rinj.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë së Kosovës, gjenerali Rrahman Rama.
Por, për ta shpallur konkursin Rama thotë se po i presin rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
Gjithë kjo për shkak të përhapjes së virusit korona edhe në Kosovë.
Sipas Ramës konkursi është planifikuar të hapet në muajin qershor.
Ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Kosovës që i plotësojnë kushtet ligjore.
E konkurset për ushtarë të rinj një FSK, gjithmonë kanë nxitur pakënaqësi tek ata që nuk pranoheshin.
Por, komandanti i FSK-së Rrahman Rama thotë se këto pakënaqësi pritet të evitohen pasi të hyjë në fuqi rregullorja e re për rekrutimet.
Gjeneral Rama po ashtu ka thënë se kushtet për punë në FSK janë më të mirat në rajon dhe janë sipas standardëve të NATO-së.
Skandaloze/Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar shq...
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...