Konjufca zhvilloi takim me kryetarin e Senatit të Francës, Gerard Larcher

16:36 | 20 Korrik 2023
K.B

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të shtetit francez, gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Senatit Francez, Gerard Larcher,

Siç bëhet e ditur në komunikatë gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se këto marrëdhënie janë vlerë e padiskutueshme për tejkalim të çdo sfide dhe përparim të gjithanshëm brenda bashkësisë së vendeve të partneritetit të demokracisë.

“Kryetari Konjufca falënderoi z. Larcher për angazhimin e shtetit francez në Republikën e Kosovës, duke theksuar se sa e domosdoshme është që vendet tona aleate të ecin bashkërisht drejt zhvillimit të mëtejmë të raporteve dhe forcimit të partneritetit tonë strategjik”, thuhet në njoftim.

Tutje Konjufca theksoi se Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj, andaj shprehu interesimin dhe përkushtimin në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit, si dhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të interesave të përbashkët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme