Google ADS

Konjufca zhvilloi takim me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari

16:15 | 15 Nëntor 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Në këtë takim Konjufca dhe Kajari, diskutuan për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.

Konjufca gjatë ditës ka takuar edhe takuar edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Kryetari Konjufca po ashtu e vlerësoi si shumë të rëndësishme praninë e KFOR-it, duke theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Kuvendin, janë të përkushtuara të bashkëpunojnë ngushtë me forcën paqeruajtëse dhe të punojnë në përmbushjen e synimit që Kosova të jetë pjesë e NATO-s në një të ardhme sa më të afërt.

Gjeneralmajor Kajári, pasi falënderoi të parin e Kuvendit për takimin mikpritës, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për sigurimin e një ambienti të qetë e paqësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. ​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme