Ish-ministri i Punëve të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka quajtur Avdullah Hotin “Kryeministër Kukull”.
Ky reagim i tij erdhi me rastin e pesë vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, së cilës Vetëvendosje i referohet ”Zajednica”.
Lidhur me aktualitetin politik në vend, Glauk Konjufca përmend edhe PAN-in, partitë e të cilit sipas tij janë pro shkëmbimit territorial.
”Janë dy lloje të politikanëve, ata të LDK-së që janë që janë pro ‘Zajednicës’ dhe ata të PAN-it, që janë pro shkëmbimit territorial që përmes një kryeministri “kukull” po ja mësyjnë tavolinës së negociatave. Lëvizja VETËVENDOSJE! i kundërshton të dyja këto projekte pasi ato të dyja kanë për rezultat përfundimtar ndarjen e Kosovës, ndarjen e shtetit tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! është po ashtu kundër arritjes të çfarëdolloj marrëveshje që quhet ‘finale’ me Serbinë pa u organizuar zgjedhjet e reja që e japin edhe një qeveri me legjitimitet të plotë për të qeverisur me vendin”./infofokusi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?