Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se sulmin e 24 shtatorit në veri të vendit ishte sulm terrorist dhe akt agresioni.
Ai deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka qenë në dijeni për këtë sulm dhe se është tallje nëse mohohet kjo. Ndërsa sa i përket vazhdimit të dialogut, ai tha se formati i tij duhet të ndryshojë pas ngjarjeve të fundit.
“Ata i kanë shfrytëzuar pronat të cilat janë zyrtare të Ushtrisë së Serbisë. Është tallje mendoj, është tallje, me të gjitha këto informata dhe me karakterin shtetëror, edhe me informatat që i kanë edhe shërbimet e jashtme, që të thuhet se presidenti dhe figurat e larta të shtetit serb nuk e kanë ditë, përkundrazi qëndrojnë dhe janë të lidhur shumë ngushtë me këtë sulm”, tha Konjufca në Radio Kosova.
Ngjarja e 24 shtatorit e ka kthyer prapa të gjithë procesin, deklaroi Kunjufca, duke theksuar se tashmë formati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë.
“Goditja që ia ka dhënë 24 shtatori, ne jemi pothuajse të bindur që nuk mund të vazhdojë në atë regjistër që ka qenë. Duhet të ndryshojë në kuptimin e këtij projekti që e prezantoi emisari Lajçak, le të themi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Kosova e paska në formë të një obligimi, i cili në kohë duhet të sekuencohet si projekt i parë. Është vështirë të bëjmë një hap në këtë drejtim, duke e pasur përballë një shtet prej të cilit hyjnë grupe terroriste të armatosura rëndë dhe për ta aneksuar pjesën e veriut të Kosovës. Ky ka qenë qëllimi”, deklaroi Konjufca.
Ndër të tjera, Konjufca foli edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për çka tha se këtë herë nuk do të bëjnë të njëjtin gabim, dhe se përvoja e keqe nga e kaluara, sipas tij e bëjnë që kryeministri Kurti të mbajë pozicione me të forta sa i përket Asociacionit. Konjufca tha se kësaj radhe Serbia duhet të pajtohet që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës foli edhe për Listën Serbe, pasi nënkryetari i saj, Milan Radoiçiq u vet-deklarua se ishte lideri i grupit terrorist dhe financues i këtij grupi, i cili vrau një polic të Kosovës dhe plagosi dy të tjerë.
“Lista Serbe duhet ta ketë vetëm një hall, se a do të regjistrohen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo jo, sepse nënkryetari i partisë i takon një grupi terrorist”, deklaroi ai.
Serbët, sipas Konjufcës, duhet të formojnë një parti e cila nuk ka lidhje me terroristët.
Kryeparlamentari Konjufca tha se kësaj radhe Serbia duhet të pajtohet që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit