Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në organizimin për nder të Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, që u mbajt në Prizren.
Konjufca duke uruar komunitetim turk për Ditën Kombëtare, shprehu vlerësimin e lart për kontributin e tyre të dhënë në shtetndërtimin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Komuniteti turk i Kosovës është shembulli më i mirë se shetet jodomosdoshmërisht identifikohen vetëm me komunitetin shumicë. Turqit e Kosovës janë komuniteti që shtetin e Kosovës e përjetojnë si shtetin e tyre, sepse kanë kontribuar për pavarësinë e Kosovës dhe po kontribuojnë çdo ditë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.
Kreu i Kuvendit tha se është shumë krenar që Republika e Kosovës është model rajonal dhe evropian i trajtimit të barabartë konstitucionalisht e politikisht të të gjitha komuniteteve.
Ai tha se Kosova garanton të gjitha të drejtat dhe liritë për të gjitha komunitetet për të kultivuar identitetin e tyre etnik e kombëtar, gjuhësor e kulturor.
Kryetari i Kuvendit theksoi se qytetarët turq të Republikës së Kosovës janë plotësisht të integruar, jo vetëm në jetën politike e institucionale, por në çdo sferë të jetës shoqërore, ekonomike, kulturore, arsimore, etj.
“Kjo bashkëjetesë paqësore e vëllazërore e komunitetit turk me komunitetin shqiptar, si dhe me komunitetet tjera, ishte një urë e fuqishme e lidhjes dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, tha kryetari Konjufca, duke shtuar se marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë strategjike, si një vend mik i shqiptarëve dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s.
Kryekuvendari vlerësoi lart angazhimin e partive politike turke në Kuvendin e Kosovës në interes të përgjithshëm shtetëror të Kosovës, si dhe falënderoi delegacionin e Republikës së Turqisë për mbështetjen e sinqertë dhe të fuqishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në këtë organizim morën pjesë edhe deputetë, ministra dhe zëvendësministra të Qeverisë të Kosovës, zyrtarë të qeverisë turke, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, si dhe mysafirë të shumtë.
Në fund për të pranishmit u shfaq një program i pasur kulturo-artistik./Arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet