Konjufca: Vjosa Osmani e pranueshme për Vetëvendosjen për presidente

00:15 | 25 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë person mbipartiak.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa Osmani është një persona shumë i respektuar nga Vetëvendosje dhe për ta është i pranueshëm si person në të gjitha pozitat që janë negociuar.

Por, ai ka thënë se pozita e presidentit nuk është hedhur në negociata nga Vetëvendosje.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se kjo parti mendon se Kosova ka ardhur në një stad ku zgjedhja e presidentit të bëhet në një mënyrë tjetër.

“Të ulen të gjitha partitë dhe të vijmë në një president që Kosovës i bën nder, është president mbipartiak dhe përfaqëson unitetin e të gjithë popullit në Kosovë”.

Konjufca ka thënë se shumë emra nga LDK mund të jenë të pranueshëm për president, por sipas tij problem është çështja se si e ka shtruar LDK punën e presidentit.

Ai thotë se LDK po kërkon garanci që presidenti do të jetë i tyre, e për ta ky është një problem.

“Ashtu si po e shtron LDK-ja, çështja e presidentit për ne vështirë se mund të tejkalohet”, tha Konjufca.

Në një plan B e që do të përfshihej edhe emri i presidentit,  Konjufca ka thënë se për ta emri i Vjosa Osmanit nuk paraqet ndonjë problem për presidente.

“Për në emri i Vjosa Osmanit si presidente nuk paraqet kurrfarë problemi  në kuptimin e asaj ka ajo besoj që do të përformonte”.

Konjufca thotë se Osmani e për shkak të përgatitjes do tu përmbahej kompetencave që duhen për një president.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme