Për dnerë të 50 vjetorit të karrierës, këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka mbajtur mbrëmë në Prishtinë një koncert madhështor.
Të ftuar ka pasur shumë fytyra publike të vendit, në mesin e tyre edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca, përcjell Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca tha se veprimtaria artistike e Fejzës, është arkiv i rrallë që artikulon dhimbjet kolektive të popullit.
“Veprimtaria e saj artistike është arkiv i rrallë që artikulon dhimbjet kolektive të popullit tonë, dramat dhe tragjeditë, përpjekjet sublime, rezistencën, luftën, heronjtë e dëshmorët, guximin, ëndrrat, shpresën dhe aspiratat tona që vijnë nga e shkuara dhe synojnë nga e ardhmja shpresëplotë. Shkurte Fejza i dha melodi në mënyrë mjeshtërore ngjarjeve dhe ndjenjave tona të përbashkëta”, tha ai.
“Duke e falënderuar për emocionet që na solli dhe na ka dhënë gjithë këto vite, Shkurte Fejzës i uroj që të vazhdojë edhe më tutje dhe me sukses punën e saj, që tashmë përbën kontribut të pakrahasueshëm”, tha Konjufca./Arbresh.info
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?