Google ADS

Konjufca uron Talat Xhaferin: Arritje e të gjithë shqiptarëve, u thye barriera e perceptimit

14:55 | 28 Janar 2024
E.H

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Talat Xhaferin për marrjen e detyrës së re si kryeministri i parë shqiptar në MAqedoninë e Veriut.

Konjufca me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë e zgjedhja e Xhaferit kryeministër vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, përcjell Arbresh.info.

Lexo edhe:

Historike, Talat Xhaferi bëhet i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Postimi i plotë:

Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik.

Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut.

Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme