Konjufca uron Kurban Bajramin: Qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen

07:13 | 20 Korrik 2021
arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët myslim me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Bajrami i Kurbanit apo Festa e Flijimit është një datë e rëndësishme e cila shënon kulmin e pelegrinazhit të haxhit në Mekë dhe Medinë dhe sakrificën e besimtarit mysliman. Janë ditë të bukura gëzimi dhe paqeje të cilat frymëzojnë dashuri familjare, sjellin frymën e solidaritetit dhe manifestojnë vlerën e përkushtimit të patundur”, shkruan Konjufca.

Me këtë rast, ai shprehu urimet e ngrohta, me dëshirën për ta kaluar këtë festë me shëndet, lumturi dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

“Kësaj here, edhe pse manifestimi i Bajramit është lehtësuar dukshëm, qytetarët nuk duhet të hezitojnë të vaksinohen e të tregojnë kujdes të vazhdueshëm për shëndetin e tyre dhe të tjerëve.Le të punojmë së bashku për të mirën e qytetarëve dhe përparimin e vendit tonë. Jam i bindur se me devotshmëri dhe përpjekje të përbashkëta arrihet suksesi politik, rritja ekonomike dhe mirëqenia sociale e popullit tone”, shkruan Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme