Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Bärbel Bas, me rastin e zgjedhjes së saj kryetare të Bundestagut të Gjermanisë, transmeton arbresh.info.
Në urim thuhet:
“E dashura Kryetare, znj. Bärbel Bas,
Në emër të Kuvendit të Kosovës dëshiroj t’ju përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Bundestagut.
Unë i vlerësoj lart marrëdhëniet shumë të mira e të afërta bilaterale si dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Republika e Kosovës ka besim të plotë se dy parlamentet tona do t’i forcojnë edhe më tej marrëdhëniet gjatë mandatit tuaj si Kryetare e Bundestagut. Mund të pohoj se Bundestagu dhe institucionet gjermane kanë qëndruar shumë pranë dhe bashkë me popullin e Kosovës.
Me konsideratat më të larta për ju dhe për vendin tuaj, më lejoni t’ju uroj edhe një herë, ju dhe gjithë anëtarët e Bundestagut. Dëshiroj çdo sukses për ju në pozitën tuaj të re dhe me punët e rëndësishme që keni përpara. Pres t’ju takoj sa më shpejt dhe të çojmë përpara bashkëpunimin tonë në fushat e interesit të përbashkët dhe ju lutem, konsiderojeni këtë letër si ftesë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt”. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...