Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë fillimine muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se muaji i Ramazanit bart frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë, urime dhe me fat muajin e Ramazanit! Duke bartur frymën e sakrificës dhe solidaritetit ndaj tjetrit në nevojë, muaji i Ramazanit sjell spovën përballë së cilës disiplina dhe virtyti çojnë drejt realizimit shpirtëror.”, ka shkruar ai.
“Si muaj i sakrificës dhe përkushtimit, ai sjell mesazhin për atë që është më e lartë se ne, dhe se përlartësimi vjen nga një përulësi e thellë e shpirtit ndaj Zotit që tejkalon shtrëngesat e rrethanës.”, ka shtuar Konjufca
Ndër të tjera, kryeparlamentari Konjufca u ka dëshiruar agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve./Arbresh.info/
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë