Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në Republikën e Kosovës, për Festën e Krishtlindjes.
“Krishtlindja si një festë e shënuar për miliarda njerëz në mbarë botën, edhe në vendin tonë përgjatë historisë ka mishëruar vlerën hyjnore të shpresës, bashkimit dhe të dashurisë.
Këto vlera të kremtuara edhe sot na japin fuqi, mençuri dhe inspirim për ta vazhduar punën në interes të qytetarëve dhe avancimit të kombit tonë.
Për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë të Republikës së Kosovës, gëzuar lindja e Krishtit!
Qofshit të gjithë të lumtur dhe të shëndetshëm kudo që jeni, përherë!”, thuhet në urimin e kryetarit Konjufca./arbresh.info/
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...