Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka uruar mësuesit për nder të 7 Marsit.
Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca, shkroi se kjo ditë sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre.
“Në këtë ditë të 7 Marsit, secili prej nesh sjell ndërmend mësuesit, arsimtarët aq të dashur e të vyer, mirënjohja ndaj të cilëve nuk shlyen dot borxhin ndaj tyre”, shkroi Konjufca.
Tutje, ai u shpreh se figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit
“Figura e mësuesit është figurë e zgjimit, që i drejtohet njeriut dhe kombit. Mësuesi zgjon dashurinë për dijen te njeriu teksa manifeston dashurinë e tij për dijen, ndërsa duke e hapur horizontin e përparimit. Mësuesi vjen si misionar i një qëllimi të lartë, i një ideali pa të cilin nuk bën. Kështu ishin mësuesit tanë të Rilindjes dhe gjithë të tjerët nëpër brezat që vijuan, vepra e të cilëve na ngriti në këmbë kur ishim buzë gjunjëzimit e na shtyu të ecim përpara kur u ngritëm në këmbë”.
“Shembullin dhe frymën e tyre duhet të vijojmë ta përqafojmë edhe sot, për një të ardhme sa më të ndritur. Është e sigurt se vetëm drita e arsimit dhe edukimit na i hap sytë”.
“Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, këtë ditë të lavdit të përndritjes!”, u shpreh Konjufca./Arbresh.info
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...