Konjufca: Unë s’kam qenë në SHIK, Aida Dërguti po

23:53 | 15 Prill 2019
Arbresh.info

“Nuk kam të drejtë me gënjej”, ka thënë shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në Interaktiv të KTV-së kur është pyetur se pse nuk po e pranon se ka qenë në SHIK, siç po pretendon Dardan Molliqaj.

“Jo”, ka qenë e prerë përgjigja e tij kur është pyetur se a ka qenë në SHIK.

Ai ka thënë se nuk është befasuar nga deklarimet që Dardan Molliqaj në Kuvendin e Kosovës, ku tha se Konjufca ka qenë i rekrutuar nga Fadil Lepaja dhe është paguar 150 marka për të futur në databazë të dhënat për hyrjen në Preshevë.

“Nuku befasova nga deklarimet e Dardanit sepse ai ka qenë i detyruar ta bënte një gjë të tillë. Krejt këtë e ka konstruktuar si një përleshje që ai e lëshon një akuzë dhe unë nuk do të merrem me të. E kam pritur dy muaj që të shpalosë ndonjë fakt. Kur u shtua presioni edhe media ndaj tij ai doli dhe tha atë që e tha. Nisi me përfshi edhe njerëz të gjallë, të cilët dolën dhe e mohuan. Dardani u bë gaz i botës dhe këtu përfundon gjithçka. Unë e kam paditur në Gjykatë dhe pres gjykimin”, ka thënë ai.

Ka thënë se Fadil Lepajën e njeh, se e ka takuar për të fundit herë diku para 11 vjetësh, por se kjo sipas tij nuk do të thotë asgjë në pretendimet e Dardan Molliqajt.

Pretendimet e Molliqajt i ka cilësuar film fantastiko-shkencor.

“Mezi po pres që të vijë rasti në Gjykatë, nëse këto nuk mund t’i mbrojë në Gjykatë do ta paguajë gjobën”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se kjo “është e kuptueshme, që vjen pasi Dardani ka dal prej Lëvizjes”.

“E kur ishte aty unë isha më i mençuri, e ka qenë në gjendje të më pranojë si kryetar të partisë. Kur ia kam demaskuar projektin e tij në televizionin tuaj, unë brenda natës u bëra SHIK”, ka thënë ai, përcjell Koha.net. “Mendoj se kjo bëhet në momentin kur PSD-ja është bërë e afërt me pushtetin, e ai dëshiron që të më afroj mua me Kadri Veselin. Ata e votuan buxhetin e Kadri Veselit, ata bën marrëveshje të fshehur me Kadri Veselin për ta dëmtuar buxhetin e Vetëvendosjes për t’ia marrë paratë përmes ndryshimit të Ligjit”, ka shtuar më tej.

“E ftoj Veselin që t’i hapin krejt listat dhe të tregojë se kush ka qenë i punësuar. Unë kam bërë nënshkrimin për ta hetuar SHIK-un”.

Konjufca ka thënë se brenda figurave të larta të Vetëvendosjes së dikurshme, Aida Dërguti, që ka qenë nënkryetare e Vetëvendosjes, ka qenë në SHIK.

“Askush tjetër nuk e thotë se kam qenë unë, pos dy-tre deputetëve që janë miq të ngushtë të Dardan Molliqajt. Ne e dinim se vetëm një kolege jona ka pranuar që ka qenë në SHIK, Aida Durguti. Ne e kemi ditur se ajo ka thënë se ka qenë në SHIK, por kjo nuk ka paraqitur problem për ne, përderisa ajo ka qenë e vetëdijshme”, ka thënë Molliqaj, teksa ka shtuar se beson se në SHIK ka pasur edhe njerëz që punonin për interes të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme