Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët e vendit me rastin e Vitit të Ri.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka thënë se shpreson që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb, përcjell Arbresh.info.
“Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë”, ka shkruar Konjufca.
“Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe kudo”, shtoi kryeparlamëntari Konjufca./Arbresh.info
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...