Në kuadër të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), që u mbajt sot në Shkup, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Në këtë takim homologët Konjufca e Gashi bashkëbiseduan për zhvillimet politike në të dyja shtetet, për bashkëpunimin e ngushtë që ekziston midis dy vendeve fqinje dhe po ashtu për perspektivën e përbashkët euro-atlantike.
Konjufca uroi Gashi për detyrën e re në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke i dëshiruar suksese dhe duke i shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të ruajtur dhe avancuar më tej raportet e shkëlqyera ndërparlamentare.
I pari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke falënderuar kryetarin Konjufca për pjesëmarrjen e tij në punimet e sotme të SEECP-së, shprehu përkushtimin për të kontribuuar në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si shembull i marrëdhënieve të ngushta e i miqësisë midis vendeve që ndajnë aspirata të përbashkëta./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...