Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se mospjesëmarrja në seancën konstituive e deputetëve të koalicionit PAN tregon se ata nuk i kanë numrat as për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e as për formimin e Qeverisë.
Konjufca ka thënë se PAN-i pushtetin e konsideron si amnisti në drejtësi, shkruan arbresh.info.
“Kjo seancë ku ndodhemi sot është ajo e 3 gushtit. E tash nëse duam të bisedojmë se i kujt është Hashim Thaçi i cili e ka caktuar këtë seancë ku po marrim pjesë besoj që nuk është e nevojshme ta sqarojmë se ai është kryekëput në shërbim të koalicionit PAN. Është vënë me të gjitha forcat në funksion të krijimit të Qeverisë nga koalicioni PAN. Kjo strategji padyshim është tipike se si ata veprojnë dhe se si kanë vepruar gjithmonë politikisht”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, Qeveria e ardhshme e Kosovës është përpara dy alternativave.
|Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës është përpara dy alternativave, ose do ti ketë 81 vota me në krye Lëvizjen Vetëvendosje ose do t’i ketë 59 vota me në krye PDK-në. PAN deri tash është udhëhequr nga një logjikë totalitare. Ata thonë se ose duhet të vendosim ne në pushtet ose nuk formohen institucionet”, është shprehur ai./Arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...