Anëtari i kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, thotë se nëse Kosova kushtëzohet për hyrjen në BE me zhvendosjen e ambasadës së Kosovës nga Jerusalemi, atëherë kjo do të rishqyrtohet.
Ndonëse njohjen e Izraelit, Kosova e siguroi falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u zotuar se e vendos ambasadën në Jerusalem, aty ku e ka SHBA’ja, Glauk Konjufca i lë hapësirë shqyrtimit të zhvendosjes së saj.
Ai thotë se nëse kushtëzohet nga BE-ja, atëherë rishqyrtimi duhet të bëhet, pasi është vitale dhe jetike për Kosovën që t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
“Ajo do të mbetet aty ku është, deri nëse eventualisht ne kushtëzohemi gjatë proceseve të ndryshme ndërkombëtarë që të mos jetë aty. Psh nëse Kosova kushtëzohet nga Bashkimi Evropian gjatë procesit integrimeve evropiane që hyrja jonë në BE të kushtëzsohet përmes ndryshimit të lokacioneve të ambasadës sonë, unë mendoj që kjo do të duhet të rishqyrtohej. Meqenëse është vitale për Kosovën dhe jetike që ne të bëhemi pjesë e BE-së”, tha Konjufca në “DebatPernime”.
“Po tashmë në Jerusalem ajo ka ndodh faktikisht, mirëpo unë konsideroj që nuk ka qenë politikë e mençur e MPJ-së dhe ish kryeministrit të paligjshëm Avdullah Hoti, që të zhvillojë politika të jashtme të cialt në njërën anë duket që i po i përmirësojnë marrrëdheniet me SHBA-të por është iluzive me qenë se në njërën anë faktikisht këtu ka qenë relacionin esencial me Serbine e jo me SHBA-të”, shtoi ai.
Konjufca tha se pikat e veçanta në këtë marrëveshje do të shqyrtohen nga Qeveria Kurti, në kontekst të sovranitetit të Kosovës.
“Sai përket ceshtjeve të tjera dhe pikave të veçanta në këtë marrëveshje, politikast e Qeverisë Kurit në raport me to do të jenë shqyrtimi dhe vendosja e tyre në kontekst të sovranitetit të Kosovës, nëse ndonjëera prej pikave e rrezikon dhe e shkel sovranitetin e Kosovës edhë në kuptimin e resurseve që janë të tonat dhe të Kosovës, e kam fjalën për Ujmanin, e cila ishte njëra ndër pikat më problematike. Ne nuk do të pranojmë që Ujmani të hedhet në tavolinë të negociatave me Serbinë”, shtoi Konjufca.
Kujtojmë se të hënën janë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike mes shtetit të Kosovës dhe Izraelit.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...