Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se shuarja e Task-Forcës, nga Qeveria e Avdullah Hotit ishte “puro politike”. Sipas Konjufcës, pasi që lëndët më të mëdha të korrupsionit po hetoheshin nga kjo Task-Forcë, ajo duhet të kthehet.
“Ne atëherë patëm konsideruar që është gabim që drynin po ia vendosin asaj Task-Force. Për shkak të ndikimit politik ka qenë ajo, ndryshe nuk shpjegohet, disa prej ministrave që ishin aty, ndoshta prej lëndëve ma të vështira të korrupsionit i ka pas ajo, duke i hetuar”, ka thënë Konjufca në emisionin “Tempus” .
Konjufca thotë se e rëndësishme është mos me u zhduk lëndët dhe se mënyra më e mirë është të rikthehet Task-Forca.
“Mirëpo sa i përket tash se si rregullohet ajo punë, ndoshta mënyra më e mirë është kjo si po thoni ju, me e rikthy. Nuk kam mendim të veçantë. Por, nuk duhet me harru që këtu shumë më e rëndësishme është mos me u zhduk lëndët që i ka pas si mekanizëm”, është shprehur ai.
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...