Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se në zgjedhjet tjera, VV nuk do të ketë “vija të kuqe” për subjektet tjera politike dhe mund të futet në koalicion me to për të krijuar qeverinë.
Kur u pyet se pse VV bëri koalicion me PDK-në në disa komuna në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Konjufca përmendi transformimet që kanë pasur këto parti pas zgjedhjeve nacionale që u mbajtën më 14 shkurt 2021. Ai tutje tha se VV mund të mos fitojë përsëri bindshëm si më 2021.
“Mund të them një parashikim, një ngjarje të mundshme që do të ndodhë. Në vitin 2025 VV mund të mos fitojë 50.2%. Mund të them kështu. A është e mundshme kjo? Nëse është e mundshme Kosova mund të hyjë në ciklin e ardhshëm zgjedhor me një koalicion”, ka thënë ai në T7 .
Ai ka treguar tutje se pse u vendosën “vija të kuqe” partive tjera në zgjedhjet e kaluara.
“Nuk kanë në kuptimin parimor. PDK është e kapur nga një strukturë kriminale aq e fortë sa nuk mund të bësh asgjë me të. LDK kemi menduar se shohin më larg. Me ta mund të bësh dicka. Por kështu ne vepruam më 2019. Njerëzit na thanë, pse po bëheni me këta e dini cfarë janë. Dhe ashtu doli”, shtoi ai.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...