Konjufca: Të larguarit e Vetëvendosjes u tallën me votuesit e tyre

21:42 | 24 Prill 2018
M. A.

Glauk Konjufca në Rubikon të KTV-së foli për ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe grupin e deputetëve tashmë të ndarë nga kjo parti. Ai tha se ndonëse është i pikëlluar nga kjo që ndodhi, nuk vazhdon t’i konsideroj të gjithë miq. Me këtë iu drejtua Dardan Molliqajt.

“Me disa prej tyre sepse kemi pas një dallim në qasje. Kam vërejtur dy qasje brenda atij grupi. Një grup i njerëzve që kanë bërë çmos që ta godasin Lëvizjen Vetëvendosje, e këtu hyn Dardan Molliqaj, pasi këtu kemi pasur edhe një debat i cili nuk ka qenë fare i lehtë”, ka thënë ai.

“Nga Vetëvendosje ka dalë edhe Ilir Deda mirëpo kurrë nuk e kam parë të organizojë pa fund emisione duke u marrë me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen”, shtoi tutje Konjufca. “Duke qenë i tillë Dardani, pasi ka pas shumë ma shumë kontribut se Ilir Deda, është dashtë ta ruajë shumë më shumë”.

“Nuk kam menduar se këto figura kryesore të Vetëvendosjes janë irracionale”. I pyetur se çka mendon për deklaratat se edhe vetë Konjufca mund të dalë shumë shpejt nga partia, ai mohoi diçka të tillë.

“Ky është një hamendësim për të cilin ata duhet të japin argumente. Jam njëri nga bashkëthemeluesit, si shumë nga këta që janë larguar dhe ndjehem shumë mirë”.

“Nuk është turp, kurrgjë nuk është turp. Mendoj që është shkatërrim i shpresës së popullit”, bëri të ditur Konjufca duke folur për largimin e figurave të Vetëvendosjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme