Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas lajmit për vrasjen e dyfishtë në Pejë, duke thënë se të gjithë janë tronditur nga ngjarja.
Konjufca në një postim në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjeve Ademaj e Kadrijaj.
“Të gjithë jemi shumë të tronditur nga dy ngjarjet e sotme, të cilat na prekën e na pikëlluan pa masë. Vrasja e Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga PDK-ja dhe e Blerand Kadriajt nga Deçani është një krim i rëndë autorët e të cilit duhet të gjenden menjëherë. Inkurajojmë organet e rendit të bëjnë çmos që të zbardhet rasti e të kapen dorasit. Familjeve Ademaj e Kadriaj ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan Konjufca./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...