Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim përfaqësuesit e Eurochambers, kryetarin Vladimirr Dlouhy dhe shefin ekzekutiv, Ben Butters, si dhe kryetarin e Odës Ekonomike të kosovës, Lulzim Rafuna dhe drejtorin e departamentit për aftësim profesional, Besim Mustafa.
Në takim u fol rreth rëndësisë së zhvillimit të aktiviteteve biznesore përbrenda një klime sa më të përshtatshme, duke konsideruar impaktin e madh, që sipas tyre, biznesi ka në progresin ekonomik dhe në atë social, shkruan Arbresh.info
“Po ashtu, u bisedua edhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis këtij asociacioni të odave evropiane të tregtisë dhe industrisë, ku bën pjesë edhe Oda Ekonomike e Kosovës, me institucionet e vendit tonë, në mënyrë që të rritet gjithnjë e më shumë iniciativa e investimeve dhe zhvillimi ekonomik”.
“Përfaqësuesit e Eurochambres shprehën gatishmërinë për të ofruar angazhimin e tyre, i cili kontribuon në rritjen e investimeve nga biznese të ndryshme evropiane në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Konjufca më tej tha se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë e angazhuar në drejtimin se rritja e bashkëpunimit është mënyra se si arrihen synimet për zhvillim gjithnjë e më intensive./Arbresh.info/
Tensione mes Xuxit dhe Drilonit – si ndodhi e gjitha?
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...