Konjufca takon homologun e tij italian, thotë se Italia mbështet Kosovën për heqjen e vizave

15:33 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim homologun e tij italian, Luigi Di Maio.

Pas takimit me dyer të mbyllura mes dy homologëve, ata kanë mbajtur konferencë për medie, shkruan arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca tha se gjatë takimit me ministrin italian biseduan për shumë tema dhe se një nga temat më të rëndësishmet ishte ajo teknologjisë informative.

Konjufca po ashtu tha Italia mbështet Kosovën për heqjen e vizave.

“Patëm një takim të shkëlqyeshëm me ministrin, jemi të gëzuar që po e viziton Kosovën. E falënderova për atë qe ka bërë shteti italian për Kosovën, në procese të rëndësishme kur Kosova luftonte për liri. Shteti Italian ka treguar që qëndron afër Kosovës. Po ashtu me Di Mao biseduam se si t’i thellojmë marrëdhëniet tona, por ato duhet të fuqizohen më shumë në çështje ekonomike. Ka qenë mbështetës edhe sa i përket heqjes së vizave për Kosovën dhe për proceset e integrimit. Diskutuam edhe për aspektin e teknologjisë informative të Kosovës. Di Mao ofroj mbështetje për te gjitha këto projekte, sa i përket ndërtimeve të parqeve teknologjike”, tha Konjufca

Ndërsa Ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Mao po ashtu përmendi mundësinë në bashkëpunim me Kosovën për temë e teknologjisë informative.

“Ashtu siç tha ministri patëm mundësi të flasim për Kosovën por edhe për gjithë rajonin, pjesë e së cilës ndihemi. Të gjitha forcat e botës e trajtojnë temën e teknologjisë dhe informacionit  dhe kjo e ndalon edhe migrimin”, tha Di Mao

Veç tjerash ai tha se janë të gatshëm qe të bashkëpunojnë me qeverinë kosovare në çdo aspekt.

“Ne duhet të mbështesim integrimin evropian të Ballkanit perëndimorë. Tani është krijuar një qeveri e re dhe urimet më të mëdha për punën e tyre, jemi plotësisht të gatshëm të bashkëpunojmë, ne mënyrë që reformat të plotësohen”, tha Di Mao

Ministri italian nuk la pa përmendur as dialogun Kosovë Serbi, ku tha se do nxisin për një dialog i jep përparësi në procesin e integrimit evropian.

“Italia e nxit Kosovën në një dialog maksimal mes Kosovës dhe Serbisë, dialog që do i jap përparësi procesit të integrimit evropian”, tha Di Mao./arbresh.info/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme