Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Xavier Bettel.
Duke e falënderuar për vizitën, Konjufca tha se Republika e Kosovës është gjithmonë e angazhuar për thellimin e bashkëpunimit me një vend partner si Luksemburgu, mbështetja dhe kontributi i të cilit ka qenë gjithmonë i pranishëm në drejtim të vendit tonë, shkruan Arbresh.info.
Konjufca dhe zëvendëskryeministri Bettel vizituan edhe ambientet e sallës plenare, për ta prezantuar nga afër këtë të fundit me ndryshimet e reja në sistemin modern të votimit elektronik, që u mundësua si donacion i Luksemburgut.
Kryekuvendari e falënderoi Xavier Bettel për këtë projekt, që sjell një ndryshim me ndikim tejet pozitiv në rritje të efikasitetit, transparencës dhe funksionalitetit përgjatë zhvillimit të seancave plenare dhe parlamentarizmit në përgjithësi në vendin tonë.
Bettel e falënderoi kryeparlamentarin për pritjen, duke u shprehur shumë i kënaqur që ky projekt i financuar nga Luksemburgu është realizuar me sukses dhe ka sjellë përmirësim të ndjeshëm në mbarëvajtjen e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai rikonfirmoi mbështetjen e Luksemburgut në drejtim të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë dhe duke theksuar nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit./Arbresh.info/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...