Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku.
Me këtë rast, Sogojeva – Dërmaku e informoi kryekuvendarin Konjufca lidhur me gjendjen aktuale në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, sfidat që e presin dhe hapat për ngritjen e efikasitetit të punës së saj.
Kryekuvendari Konjufca e uroi Sogojeva – Dërmaku për zgjedhjen e saj në krye të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke i premtuar bashkëpunim dhe përkrahje institucionale./arbresh.info/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...