Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjucfa ka pritur në takim deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Konjufca i uroi asaj mirëseardhje në Kosovë, duke e falënderuar për vizitën e saj që vjen si afirmim i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
Gjithashtu Konjufca i shprehi mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të madhe dhe të vendit të saj që na ka qëndruar në krah në kohët më të vështira dhe në ato më të mirat.
“Nga vizita shumë e rëndësishme me znj. Alicia Kearns, deputeten dhe Kryetaren e Komisionit për Punë të jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
I urova mirëseardhje në Kosovë, duke e falënderuar për vizitën e saj që vjen si afirmim i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona mike dhe aleate, në një partneritet ku përputhen në plotni linjat e veprimit, interesat dhe qëllimet e synuara.
Po ashtu, znj. Kearns i shpreha mirënjohjen time dhe të vendit tonë për mbështetjen e saj të madhe dhe të vendit të saj që na ka qëndruar në krah në kohët më të vështira dhe në ato më të mirat”, shkruan Konjucfa, përcjell Arbresh.info
Kryekuvendari tha se ka ritheksuar se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës si dhe në rajon është e një peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci.
“Ritheksova se prania e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës si dhe në rajon është e një peshe të pazëvendësueshme për sigurinë, stabilitetin dhe përbën garanci ekuilibruese në dinamikat e aktualitetit të brishtë, siç edhe për një të ardhme me vizion të gjerë. Raportet mes dy vendeve tona janë shembullore dhe ne u pajtuam se forcimi i këtij bashkëpunimi në çdo fushë mbetet prioritet, ndërsa angazhimi ynë për këtë vazhdon të jetë i palëkundur”, shkruan tutje ai.
Në këtë takim ata biseduan edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
“Me znj. Alicia Kearns biseduam edhe për ngjarjet e fundit të Banjskës, ku mora konfirmimin se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën do të vijojë të jetë e fuqishme. Aktet e agresionit nga Serbia përmes grupeve terroriste nuk është kërcënim vetëm për Republikën e Kosovës, por vendos në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit. Qëndrimi i prerë sot në emër të vlerave të demokracisë është sigurimi i paqes dhe përparimit të nesërm”, përfundon Konjufca./Arbresh.info/
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi