Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se situata në veri nuk del jashtë kontrollit vetëm pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë.
Pas deklaratës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, se vendimi i BQK-së për qarkullimin e vetëm një valute – euros – mund të shkaktojë tensione, Konjufca ka siguruar se tensione nuk do të ketë prej këtij vendimi.
“Shqetësimi ishte që mund të ketë turbulenca për shkak të këtij vendimi. Ne i sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë dhe që siguria do t’u ofrohet të gjithëve. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë”, ka theksuar ai.
Konjufca ka shtuar se dinari dhe shfrytëzimi i tij është dashur të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova më 1999, dhe kur sipas ligjeve dinari njihej ilegal. Ai ka deklaruar se ka pasur mundësi që para vendimit të jepej një afat kohor.
“Dinari edhe shfrytëzimi i tij është dashur që të ndërpritet kur Serbia është larguar nga Kosova pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe NATO-s. Dinari ka qenë gjithmonë ilegal, është shfrytëzuar edhe nga institucionet paralele. Edhe për financimin e këtyre strukturave, nuk kanë qenë vetëm mjekët edhe mësuesit, por edhe personat që kanë rrezikuar sigurinë. Ka mundur që të jepet afat disa muaj. Kjo është konsideruar nga ana e BQK dhe Qeverisë së nuk do të krijoj problem. Çështja e dytë është pavarësia e BQK-së. Nëse Qeveria do t’i fuste duart do t’i humbet autonomia institucioneve të pavarura, Qeveria nuk e ka atë kompetencë”, u shpreh Konjufca.
Ndërsa i pyetur nëse rrezikon Kosovë që të sanksionohet sërish për shkak të valutës, Konjufca nuk e beson një gjë të tillë.
“Nuk besoj që do ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Vërejtjet që janë nuk kanë lidhje me ligjshmërinë e saj, është mungesa e një afati të nevojshëm kohor për konsultime paraprake mes bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës”, ka theksuar ai./EO
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar