Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shtruar sot iftar për drejtuesit dhe personalitetet e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Konjufca nga afër ka shprehur mirënjohjen e BIK-ut, nga të cilët kanë përfituar shumë qytetar në nevojë.
“Kjo ishte edhe një mundësi shumë e mirë për ta ritheksuar rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimin të mëtejmë të bashkëpunimit midis nesh mbi vlerat e respektit dhe dashamirësisë. Kisha rastin që nga afër të shprehja mirënjohjen time për punën e Bashkësisë Islame të Kosovës, nga e cila kanë përfituar shumë sidomos qytetarët tanë në nevojë. Viti 2023 për BIK-un rezultoi një vit i suksesshëm në këtë mision të tyrin humanitar, me kontribute si shpërndarja e 28,015 pakove ushqimore dhe higjenike, 136 bursave për nxënës dhe studentë, 12,272 dhuratave dhe 15,597 veshmbathjeve, ndihmë për 120 familje të prekura nga vërshimet, 11 shtëpi të ndërtuara dhe 4 banesa për ata në nevojë, ndihma në ilaçe për 136 familje dhe shumë e shumë kontribute të tjera që tregojnë shembullin e mirë të përkushtimit dhe solidaritetit”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Facebook.
“Po ashtu, është rasti të kujtojmë se përpara luftës në vendin tonë, në institucionet fetare islame janë mbajtur rreth 1230 tubime të karakterit politik, që kanë shërbyer për mbajtjen lart të angazhimit, ngritjen e moralit dhe mobilizimin politik të popullit tonë. Vlera e këtyre ndodhive është e pazëvendësueshme dhe pjesë e rrugës së popullit tonë në luftën për liri. Uroj që kjo frymë e angazhimit dhe raportit shembullor të na shoqërojë gjithmonë, me përkushtim prej të cilit të përfitojnë shteti ynë dhe qytetarët tanë”, shtoi Konjufca./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...