Konjufca shprehet optimist pas diskutimeve në mbledhjen e partisë

20:48 | 15 Janar 2018
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje është duke e mbajtur mbledhjen e kryesisë së bashku me anëtarët e grupit parlamentar.

Këto momente kryesia e Vetëvendosjes ka dalë për një pauzë të shkurtër për tu kthyer përsëri në mbledhje në orën 21:00, shkruan arbresh.info.

Deputeti Glauk Konjufca ka thënë se në mbledhje janë dëgjuar të gjithë të dorëhequrit nga 10 minuta dhe sipas ti janë optimistë më shumë se që kanë qenë para dhjetë ditëve.

“Do të kthehemi në orën 21:00. Pika e diskutimeve ishte versioni i të dorëhequrve për situatën në të cilën po kalon Lëvizja Vetëvendosje dhe e kemi dëgjuar secili veç e veç.  Jam tash me optimist se sa kam qenë para 10 ditësh”, tha Konjufca.

Ai ka thënë se mbledhja do të vazhdojë edhe nesër./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1660618357336583/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme