Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në rrjetin social ‘Facebook’, ka përkujtuar gjenocidin e kryer në Serbrenicë, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se ky është një krim që Serbia vazhdon ta mohoj.
Postimi i plotë i të parit të Kuvendit:
Sot është “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”, e shpallur nga Parlamenti Evropian.
27 vjet më parë, forcat serbe të Bosnjës, të ndihmuara nga Serbia, vranë dhe masakruan mbi 8000 burra, djem, pleq dhe fëmijë të mitur myslimanë në Srebrenicë – zonën e shpallur të sigurtë nga Kombet e Bashkuara.
Sikur shumë vende në rajon dhe më gjerë, Kuvendi i Republikës së Kosovës kohë më parë ka miratuar Rezolutën përmes së cilës njohu dhe dënoi gjenocidin serb në Srebrenicë.
Serbia vahzdon ta mohojë dhe të mos e dënojë gjenocidin që ka kryer në Bosnjë dhe në Kosovë. Mijëra kriminelë serbë ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë, ndërsa bashkëpjesëmarrësit në gjenocidin kundër myslimanëve të Bosnjës dhe shqiptarëve të Kosovës janë në krye të Serbisë.
Srebrenica, Reçaku, Krusha, Meja…, janë vetëm disa nga vendkrimet më të mëdha në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore, janë plagë e hapur, dhimbje e pafund dhe drejtësi e munguar!
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...