Shefi i grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova asnjëherë nuk duhet ta pranojë që Serbia nuk e njeh këtë të fundit, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, Serbia i ka punët e saj dhe se Kosova nuk duhet ta pranojë këtë gjë. Këto komente Konjufca, i bëri në tryezën me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
“Ne kurrë nuk duhet me pranu që Serbia nuk na njeh. Ajo i ka punët e veta, ama ne nuk duhet me pranu këtë gjë. Kur ti e ke nënshkrua një dokument që po pajtohesh me mos njohjen e Serbisë çka ka kuptim që Gjermnia me bë presion që Serbia me na njoft”, ka thënë ai.
Konjufca ka pohuar se Serbia do ta sfidoj Kosovën në mënyrë serioze me dy propozime e të cilat sipas tij nuk mund të pranohen dhe nuk jemi të gatshëm.
“E para Serbia do ta ndryshojë kushtetutën e vet, është tashmë e qartë se Serbia është e gatshme me ndryshu kushtetutën dhe me hjek Kosovës, e dyta mund të jetë që Serbia mund të shkojë deri në kompromisin e tërthortë të Kosovës që i bien mos me njoft Kosovën drejtpërdrejtë por me ja leju një ulëse në Kombet e Bashkuara. Nëse Serbia i bën këto dyja unë mendoj që Kosova do të jetë në presion”, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse krijohet shteti i Serbisë brenda Kosovës atëherë përfundon gjithçka, e nëse Serbia nuk na njeh atëherë ka shpresa për kompletimin e shtetësisë së vendit tonë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...