Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shënuar sot 18 vjetorin e themelimit të saj. Rreth kësaj çështje është diskutuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku zyrtarë të këtij subjekti kanë vlerësuar se AAK vazhdon të jetë parti e qëndrueshme.
Besnik Tahiri nga AAK ka folur për kohën e VLAN-it dhe prishjen e këtij koalicioni, duke treguar se në atë kohë AAK-ja ka pasur ofertë nga PDK-ja që t’i bashkohet në qeverisje.
“Unë kam qenë kundër listës përbashkët, dhe kam qenë ndër njerëzit që nuk kam besuar që Ramush Haradinaj ka me u bë kryeministër dhe është bë. Ka pas tendencë të vazhdueshme nga Haga, Serbia, VLAN-i dhe VV për ta penguar që Haradinajt të bëhet kryeministër. Në kohën e VLAN-it kemi pas ofertë me shku me PDK-në në ditën kur është bërë VLAN-i”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se me kalimin e demarkacionit, Qeveria Haradinaj ka zhbllokuar vendin. Tahiri po ashku ka thënë se AAK-ja ka qenë ajo që ka përgatitur kornizën ligjore për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
Në anën tjetër analisti Arton Demahasaj ka thënë se nëse e analizojmë kontekstin prej kohës kur është themeluar AAK deri sot, ka një shtrirje pozitive në komuna.
“AAK nuk ka qenë një parti e madhe që ka pësuar qarje edhe ndarje, por ka qenë një parti që nuk ka pasur përçarje brenda saj, por ka pasur disa figura që kanë dalë si shenj pakënaqësie, pra nuk ka pasur dalje në mënyrë kolektive. Partia nuk duhet të mbështetet vetëm tek lidershipi në mënyrë që në mungesë të liderit proceset ti shtyjë përpara dikush tjetër”, u shpreh Dehmasaj.
Kurse deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se AAK-ja ka qenë një kohë “trampolinë” që i ka dhënë shumë aspektit politik, duke thënë se shumë figura të njohura që sot janë në parti të ndryshme fillimisht kanë qenë pjesë e AAK-së.
“Fatmire Kollqaku, Glauk Konjufca, Dardan Sejdiu, Arban Abrashi e shumë të tjerë kanë qenë fillimisht pjesë e AAK-së”, ka thënë Nitaj.
Ai ka përmendur edhe çështjen e demarkacionit duke thënë se kufiri do të ndryshojë dhe po ashtu edhe marrëveshja në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Vujanoviq.
“Nuk do të jetë një proces i lehtë. Procesi do të jetë i vështirë, por unë besoj që do të ketë ndryshime në vijën kufitare”, u shpreh Nitaj.
PDK’ja nesër mban konferencë për media
Alonso kërkon përqendrim maksimal për ndeshjen kundër Bochum
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...