Google ADS

Konjufca: Rënia heroike e Zahirit me shokë, ndër aktet më sublime në kapitullin e luftës sonë për liri

13:55 | 31 Janar 2022
V. S.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar heronjtë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 25 vjetorin e vrasjes së tyre.

Ai tha se rënia heroike e komandant Zahirit me shokë, një ndër aktet më sublime në kapitullin e luftës sonë për liri.

“25 vite më parë, në një përballje të pabarabartë me forcat pushtuese serbe, në Pestovë të Vushtrrisë, u përjetësuan në altarin e lirisë strategët dhe themeluesit e bazave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – heronjtë e kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Rënia heroike e komandant Zahirit me shokë shënon një ndër aktet më sublime në kapitullin e luftës sonë për liri dhe çlirim nga Serbia. Ata vendosën të të vdesin në këmbë, duke mos e pranuar gjunjëzimin. Dhe kështu e frymëzuan një popull të tërë në rrugën e pakompromis të çlirimit”, ka shkruar Konjufca në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme