Shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca, duke folur për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe të gjeturat e tij, tha se ky institucion duhet të ketë përkrahje më të madhe si në aspektin e resurseve njerëzore, ashtu edhe në aspektin financiar.
Sipas tij, gjetjet e auditorit janë shumë shqetësuese, duke përfshirë shumë sfera si: mosmiratimi i Fondit për trajtimin mjekësor të pacienteve jashtë vendit ku sipas tij pacientët janë trajtuar jo cili ka më shumë nevojë, por cili ka më shumë intervenca te ministri.
Sipas Konjufcës, auditori thekson se Qeveria nuk ka marrë masa të nevojshme për mbrojtjen e mjedisit, duke filluar që nga uji deri të ajri, çantat e nxënësve nuk janë lehtësuar fare dhe tekstet shkollore nuk janë rishikuar për t’u përmirësuar, ka dështuar prokurimi, tenderimi dhe kontratat e mirëmbajtjes së rrugëve, si dhe nuk ka mbikëqyrje të investimeve kapitale në ndërmarrjet publike.
“Auditori i Përgjithshëm është dashur ta ketë trefishin e kapaciteteve me të cilat operon aktualisht. Nëse auditori do të kishte më shumë resurse njerëzore dhe financiare do të gjente edhe më shumë shkelje”, tha Konjufca.
Megjithatë, sipas Konjufcës, qeveritë të cilat e bazojnë konceptin në afera korruptive, nuk u konvenon auditimi por u konvenon një auditor sa më i dobët.
“Vetëm 26 %të rekomandimeve të auditorit realizohen. E kemi një auditor që mjafton të shkruaj raporte”, tha Konjufca.
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan