Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Berlin.
Në Ambasadën e Kosovës, kryeparlamentari ka takuar diasporën me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me agresionin të terroristëve serb ndaj Kosovës, raporton RTKlive.
“Është një grup që mban kontakte të drejtpërdrejt me ushtrinë e Serbisë. Edhe presidenti edhe ministri i brendshëm dhe ushtria ua ka ofruar poligonet për ushtrime kundër Kosovës. Qëllimi i Serbisë ishte aneksimi i një pjese të territorit të Kosovës. Pra, po e dijmë saktë qëllimin i cili nuk është veç i një grupacionit, por edhe i Serbisë. Për nga natyra quhet akt terrorist por për nga statusi ishte agresion”, tha Konjufca.
Ndërkaq, të martën kreu i Kuvendit të Kosovës do të takohet me presidenten e Bundestagut, Barbal Bas. Gjithashtu takime do të zhvillojë edhe me kryesuesin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni.
Lexo edhe:
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...