Konjufca: Që nga shpallja e Pavarësisë, Qeveria Kurti ishte më e suksesshmja për qytetarët dhe Kosovën

17:00 | 8 Dhjetor 2024
E.H

Para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, nënkryetari i kësaj partie, dhe njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se që nga pavarësia e vendit, kjo qeverisje ishte më e suksesshme për qytetarët dhe për Kosovën.

“Le ta mendojmë edhe një herë në qetësi dhe larg dezinformatave që për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë tonë për buxhetin tonë, për policinë tonë, për sigurinë tonë dhe për të gjithë sektorët vitalë e të jetës sonë institucionale, publike e shoqërore janë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë”, deklaroi Konjufca.

Duke folur për arritjet e kësaj qeverisjeje, Konjufca tha se LVV ka sjellë një kulturë të re të qeverisjes e cila nuk bën kompromise me shtetësinë, duke mbrojtur interesin shtetëror ashtu siç duhet dhe që lufton korrupsionin me çdo mjet./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme