Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, tha se më shumë është bërë bujë mediale fotografia e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit sesa tentim-vrasja e sekretarit të subjektit të tij politik, Dardan Molliqajt.
Për bashkëpartiakun Ahmeti, Konjufca thotë se si qytetarë që e ka votuar për kryetar të Prishtinës, kërkon llogari, derisa thotë se nuk ka se si të cilësohet ndryshe përndjekja ndaj Molliqajt, pos tentim-vrasje.
Madje, ai shkon edhe më larg, duke thënë se këtë e ka bërë pushteti.
“Po, unë e konsideroj atë tentim-vrasje. E kanë përcjell për gjatë gjithë kohës. Një orë më heret e kanë përcjell. E kanë përcjell deri te banesa. Eanë ndjek deri te dera. E në hakmarrje që nuk kanë mundur ta zënë Dardan Molliqajn, e kanë rrah aktivistin e tij, Agron Kabashin. Mu kjo më bind që qëllimi i pushtetit ka qenë Dardan Molliqaj”, tha ai.
Konjufca thotë se presidenti Hashim Thaçi e ka iniciuar Ligjin për ushtrinë, siç thotë ai, për të mbuluar betejat e turpshme, siç është Demarkacioni e Asociacioni.
Madje, për kthimin e Listës Serbe, deputeti i VV-së, thotë se krijues i këtij subjekti politik është dyshja Thaçi-Vuçiq.
“Hashim Thaçi a ka krijuar faktikisht Listën Serbe në marrëveshje me Vuçiqin në negociatat e Brukselit gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013. U patën shuar të gjitha strukturat tjera serbe, dhe u pat përqendruar krejt reprezentacioni serb në Listën serbe”, tha ai.
Konjufca në zgjedhje të përgjithshme, e përjashtoi mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me subjektet parlamentare, derisa pos Albin Kurtit, si kandidat për kryeministër nuk e përjashton as Visar Ymerin e Shpend Ahmetin.
https://www.youtube.com/watch?v=w15m2Q3VvDk
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...