Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur sot në takim pjesëmarrësit e edicionit të 10-të në Shkollën Diplomatike, që organizohet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung.
Gjatë këtij takimi, kryetari Konjufca bisedoi me të rinjtë mbi rolin dhe rëndësinë e diplomacisë në vendin tonë, që prej përpjekjeve për liri dhe pavarësi, e deri më sot kur institucionet e Republikës së Kosovës veprojnë për të përsosur sa më shumë e për të koordinuar sa më mirë përpjekjet që çojnë përpara interesat dhe synimet e Republikës së Kosovës.
Diskutuan për tema të ndryshme e të rëndësishme që kanë të bëjnë me angazhimin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve me jashtë, siç edhe parimet dhe orientimet që ndjek vendi ynë përballë nevojës së zhvillimit dhe avancimit të mëtejshëm të secilës çështje.
Në përfundim, kryetari Konjufca i përgëzoi këta të rinj që po marrin pjesë në edicionin e 10-të të Shkollës Diplomatike, duke iu uruar atyre suksese dhe arritje sa më të mëdha./Arbresh.info
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...