Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim me karakter njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.
Kryetari Konjufca e përgëzoi Barbanon me rastin e fillimit të detyrës së tij në krye të misionit të EULEX-it, teksa theksoi përkushtimin e legjislativit për avancimin e legjislacionit veçmas në fushën sundimit të ligjit, përcjell Arbresh.info.
Kryetari i Kuvendit po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe, shtet ligjor, siguri dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj, si dhe për zhvillim të mëtejmë të karakterit të patjetërsueshëm demokratik të shtetit tonë që synon integrim në institucionet evropiane dhe organizatat ndërkombëtare.
Ndërsa, Barbano, duke e falënderuar Kryetarin Konjufca për pritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim të ndërsjellë brenda mandatit të këtij misioni./Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...