Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andrew Parsons.
Në takim me presidentin Parsons, u bisedua lidhur me zhvillimin e sporteve të paralimpizmit në Kosovë, si dhe për krijimin e kushteve sa më të favorshme për sportistët paralimpistë, përcjell Arbresh.info.
“Kryetari i Kuvendit e falënderoi presidentin Parsons për angazhimin e dhënë për pranimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, si dhe premtoi mbështetje për sportistët paralimpistë, përfshirë edhe gjatë pjesëmarrjes së tyre në Lojërat Olimpike “Paris 2024″”, thuhet në njoftimin për media.
Parsons e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe premtoi përkrahje edhe në të ardhmen për Komitetin Paralimpik të Kosovës./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...